Ja çfarë shkruan Maciej Ziolkowski për kampionin e Kosovës! Ndeshja luhet në orën 20.30

Futboll

Ja çfarë shkruan Maciej Ziolkowski për kampionin e Kosovës! Ndeshja luhet në orën 20.30

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2020 Në ora: 12:56
Ja çfarë shkruan Maciej Ziolkowski për kampionin e Kosovës! Ndeshja luhet në orën 20.30

Drita nga Gjilani do të takohet me skuadrën e njohur polake, Legia nga Varshava. Sfidë e vështirë për kampionin e Kosovës, pasi që takimi luhet në stadium të Legia-s. 

Gazetari Maciej Ziolkowski ka shkruar mes të tjerash: “Drita nga Gjilani rivalizon Legia në raundin e tretë të eliminatorëve të Europa League”. “Drita është tri herë kampion i Kosovës gjithashtu ka fituar një Kupë kombëtare dhe një Superkupë. 

Drita fitoi kampionatin e Kosovës, duke grumbulluar 68 pikë nga 33 ndeshje. Në preliminarët e Champions League fitoi 2:1 me Inter Club d'Escaldes dhe ndeshja finale kundër Linfield FC nuk u zhvillua. Arsyeja? Dy lojtarët te Dritës rezultuan me virusin korona. Pastaj ekipi u fut në karantinë dhe ndeshja u anulua, u vendos në favor të Linfieldit.

Ky është kundërshtari i parë në histori nga Kosova, i cili do të luajë me "ushtarakët". Për më tepër, deri më tani asnjë klub polak nuk ka garuar me ekipin nga ky vend në kupat e Evropës”, shkruan mes të tjera. 

 “Ndeshja midis Legias dhe Dritës do të luhet më 24 shtator në orën 20:30, në stadiumin “Lazienkowska”, përfundon Ziolkowski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat