Klubi argjentinas zbulon gënjeshtrën e Real Madridit

Futboll

Klubi argjentinas zbulon gënjeshtrën e Real Madridit

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:03
Klubi argjentinas zbulon gënjeshtrën e Real Madridit

Ditë më parë James Rodriguez është bashkuar me skuadrën angleze Everton nga Real Madrid.

Por kalimi i James Rodriguez në Everton nga Real Madrid dyshohet se ishte një transferim falas, edhe pse është raportuar se klubi anglez ka paguar 25 milionë për të.

Ish-klubi i mesfushorit kolumbian, Banfield që bënë pjesë në elitën e futbollit argjentinas kanë thënë se nuk do të marrin asnjë para nga transferimi i James në Everton.

Dy klubet vlerësuan se Rodriguez bëri lëvizje për në Angli për 25 milionë euro, por kjo nuk qëndron fare.

Por tani, klubi argjentinas Banfield, ku Rodriguez kaloi një vit e gjysmë para transferimit të tij në Porto në 2010, kanë pretenduar se vlera aktuale e lëvizjes së lojtarit është shumë më e ulët sesa tregohet pasi ata u përpoqën të kërkonin pjesën e tyre të fitimit.

Klubi thotë se ata kanë të drejtë për një përqindje të parave nga transferimet e mëvonshme të lojtarit, si klub ku u formua Rodriguez.

“Pasi kuptova për lajmin se James Rodriguez u transferua në Everton nga Real Madrid, me vëmendje shfletova rregulloret aktuale të FIFA-s, klubi Atletico Banfield bëri kërkimet përkatëse për të zbuluar nëse kemi të drejtë të marrim para përmes një mekanizmi solidariteti”, deklaroi drejtori i skuadrës argjentinas Banfield, Ignacio Uzquiza .

“Përkundër raporteve të ndryshme nga media, të cilat tregonin se transferimi kishte qenë për një kosto të konsiderueshme, një situatë në të cilën Banfield do të kishte përfituar një përqindje të asaj shume për kontributin në rritjen e lojtarit, ne kemi zbuluar se ky transferim ishte falas”.

“Fatkeqësisht, për shkak të natyrës së transferimit të James Rodriguez nga Real Madrid në Everton në klubin tonë nuk do të vijnë para. Transaksioni u bë pa asnjë kosto, sikur ai të ishte një lojtar falas”, ka deklaruar Uzquiza.

Rodriguez kishte edhe një vit kontratë me Real Madridin përpara kalimit në Everton, por duket se kjo kontratë është zgjidhur në mënyrë të dyanshme mes lojtarit dhe klubit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat