Lyon tregon çmimin e Aouar

Futboll

Lyon tregon çmimin e Aouar

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:44
Lyon tregon çmimin e Aouar

Zinedine Zidane është duke kërkuar me çdo kusht transferimin e Houssem Aouar nga Lyoni.

Los Blancos janë ndër skuadrat pretendente për të nënshkruar me talentin francez, por për këtë duhet ta mposhtin konkurrencën e ekipeve tjera të mëdha që e duan atë.

Paris Saint Germain, Juventus, Arsenal dhe Manchester City gjithashtu kanë shprehur interesim për transferimin e Aouar.

Megjithatë Los Blancos tanimë kanë nisur bisedimet me Lyonin dhe ata janë njoftuar për çmimin e yllit të ri francez.

Drejtuesit e klubit francez tanimë e kanë njoftuar gjigantin spanjoll se për ta transferuar Aouarin, duhet të paguhet një çmim fiks prej 60 milionë euro.

Le10Sport shkruan se për Realin nuk është problem kjo shumë, por madrilenët fillimisht po mendojnë për shitjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat