Babunski e pranon: Shkëndija është skuadra më e mirë

Futboll

Babunski e pranon: Shkëndija është skuadra më e mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2020 Në ora: 17:30
Babunski e pranon: Shkëndija është skuadra më e mirë

Futbollisti maqedon, David Babunski, ka qenë individi më i mirë në radhët e skuadrës rumune Botosani, por pësuan humbje me rezultat 1:0 nga skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova, në raundin e dytë të kualifikimeve për Europa League.

Babunski është i zhgënjyer me rezultatin dhe eliminimin nga garat evropiane, por e pranon se Shkëndija është skuadra më e mirë në Maqedoni. 

"Ne mund të jemi të kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur, por kemi humbur në fund. Ishte një shans i madh për ne që të kemi sukses në Evropë, por dështuam. 

Shkëndija është skuadra më e mirë nga Maqedonia, luajti taktikisht dhe lojë të pjekur, veçanërisht pas atij goli të shënuar në fillim.

"Fituesi u vendos vetëm nga një lëvizje, detajet e vendosën sfidën nga joproduktiviteti ynë në sulm", tha Babunski, transmeton “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat