Debutim ëndrrash për Arbërinë në elitën e futbollit kosovar. Kuqezinjtë kanë mundur në udhëtim Trepçën ’89 në ndeshjen hapëse të Superligës për edicionin 2020/21.
Skuadra nga Dobraja fitoi me rezultat të pastër në “Riza Lushta”, 2:0.
Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka theksuar që skuadra e tij nënçmoi mysafirët.
“Nuk e kemi pritur aspak këtë humbje në ndeshjen e parë. Mirëpo, ky është një ligj i futbollit pasi që kur e nëncmon kundërshtarin, atëherë e pëson”, deklaroi Idrizi për Art Sport.
“Lojtarët tanë e nënçmuan Arbërinë, e cila bëri një paraqitje cilësore, shumë të mirë”.
“Për ne ishte një humbje e merituar, ndërsa pë rata një fitore e merituar. Na mbetet të punojmë më shumë”, shtoi Idrizi.