Jashari: Sot zhgënjyem, Arbëria meritoi fitoren!

Futboll

Jashari: Sot zhgënjyem, Arbëria meritoi fitoren!

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 20:20
Jashari: Sot zhgënjyem, Arbëria meritoi fitoren!

Debutim ëndrrash për Arbërinë në elitën e futbollit tonë.

Skuadra nga Dobraja fitoi me rezultat të pastër në “Riza Lushta”, 2:0 ndaj Trepçës '89.

Kapiteni i 89-shit, Muharrem Jashari, komplimentoi mysafirët për fitoren.

“Mendoj që ishte paraqitje zhgënjyese nga ana jonë. Arbëria luajti më mirë dhe e meritoi fitoren sot”, u shpreh Jashari për Art Sport.

“Gjithsesi, edhe ne i patëm disa mundësi për të shënuar dhe për të ndryshuar takimin, por nuk ia dolëm”, nënvizoi mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat