Liverpool afër goditjes se radhës

Futboll

Liverpool afër goditjes se radhës

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 20:46
Diogo Jota

Liverpooli janë afër arritjes se një marrëveshje për ta transferuar sulmuesin e Wolves, Diogo Jota për 35 milionë funte, marrëveshje të cilën ata mund ta përfundojnë të shtunën.

Kjo lëvizje mund të vije pak orë pasi që kampionët e Premier Ligës arritën të nënshkruanin me Thiago Alcantaran nga Bayern Munich, në një marrëveshje për rreth 25 milionë euro.

Arritja e Jotas në Anfield e bën më të lehtë kalimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Ki-Jana Hoever në Wolves në një marrëveshje 10 milionë funte, plus bonuset.

Jota u larguar nga Molineux para se të filloi ndeshja kundër Stoke në Carabao Cup të enjten dhe nuk ishte përdorur as si zëvendësues në fitoren 2-0 në vikend kundër Sheffield United.

Tinejxheri i Liverpoolit Hoever, i cili ka luajtur katër herë për skuadrën e Jurgen Klopp, i cili mund të luajë edhe në disa pozita në mbrojtje e mesfushë si: mesfushorë i krahut të djathtë, mbrojtës i krahut të djathtë dhe mbrojtës – të gjitha këto pozita në të cilat Wolves po shikon që të forcohet gjatë këtij afati kalimtar.

18 vjeçari i është bashkuar Liverpoolit nga Ajaxi më 2018 dhe sapo kishte nënshkruar kontratë afatgjate me skuadrën me Anfield verën e kaluar.

Megjithatë, ai ka vendosur që t’i bashkohet Wolves me një marrëveshje të përhershme por para kësaj Jota do të kalojë në Liverpool. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat