Kryeministri i Kosovës për fitoren e Kosovës: Mundi shpërblehet, nuk njeh gjini

Futboll

Kryeministri i Kosovës për fitoren e Kosovës: Mundi shpërblehet, nuk njeh gjini

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 22:26
Kryeministri i Kosovës për fitoren e Kosovës: Mundi shpërblehet, nuk njeh gjini

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sonte.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", "Dardanet" fituan me rezultat 2:0 ndaj Estonisë.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është shprehur krenar për fitoren e Kosovës, derisa ka uruar vashat "Dardane".

Postimi i plotë i Hotit në "Facebook":

"Krenar me vajzat e kombëtares së Kosovës në futboll.

Me një lojë të shkëlqyeshme, ato sonte e mposhtën Estoninë me rezultat 2:0.

Vajzat tona po i thyejnë stereotipet gjinore me talent dhe punë ekipore. Mundi shpërblehet, nuk njeh gjini.

Urime dhe shumë suksese në kualifikimet për Euro Women 2021!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat