Rikthehet Serie A, sot zhvillohen dy ndeshje interesante

Futboll

Rikthehet Serie A, sot zhvillohen dy ndeshje interesante

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 10:11
Serie A

Kampionati elitar italian, Serie A do ta nis në pasditen e sotme edicionin e ri.

Në program për ditën e sotme (e shtune) janë vetëm dy ndeshje.

Fiorentina do të përballet me Torinon e Mërgim Vojvodës me fillim nga ora 18:00.

Ndeshja do të luhet në “Artemio Franchi”, derisa të dyja skuadrat synojnë rezultat pozitiv.

Ndeshje tjetër që luhet sot është mes Hellas Veronës dhe Romës së Marash Kumbullës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat