Fiorentina do të presë Torinon

Futboll

Fiorentina do të presë Torinon

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:00
iorentina vendase do të presë Torinon

Kampionati italian do të ngrejë sipari në sezonit të ri sonte në orën 18:00, teksa gjithçka do të marrë udhë nga stadiumi “Artemio Franchi” i Firenzes, ku Fiorentina vendase do të presë Torinon.

Skuadra vjollcë kë përforcuar ndjeshëm veçanërisht repartin e mesfushës dhe synon që të rikthehet në kupat e Europës këtë sezon, të cilin do të kërkojë ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj Torinos.

Edhe skuadra “granata” ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me sezonin e kaluar, pasi në pankinë është ulur Marco Giampaolo, i cili ka ndryshuar skemën dhe do të provojë të sjellë një futboll të bukur e argëtues, por mbi të gjitha rezultativ.

Në mbrëmje do të luhet ndeshja e dytë e javës, ku në “Bentegodi” do të vihen përballë Verona vendase dhe Roma. Të dy klubet vetëm pak ditë më parë ishin në tryezën e bisedimeve, ku kompletuan me sukses transferimin e mbrojtësit Marash Kumbulla te verdhekuqtë, por 20-vjeçari shqiptar nuk pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Fonseca mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë mediat në Itali këmbëngulin se sonte do të jetë ndeshja e fundit e Edin Dzekos me fanellën e Romës, pasi duke nisur nga fillimi i javës, sulmuesi boshnjak pritet t’i bashkohet Juventusit.

Vlen të theksohet se ditën e djeshme në Itali u vendos që në të gjithë sportet në ambient të hapur, të lejohet prania e një numri maksimal prej 1000 tifozësh dhe gjithçka do të nisë këtë javë të parë por fillimisht vetëm me stadiumet e rajonit të Emiglia-Romagnas, konkretisht në ndeshjet e Parmës dhe Sassuolos.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat