Sane: Më vjen pak keq që poshtëruam ish-skuadrën

Futboll

Sane: Më vjen pak keq që poshtëruam ish-skuadrën

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:03
Sane: Më vjen pak keq që poshtëruam ish-skuadrën

Leroy Sane, duke debutuar me bavarezët, pas transferimit aty në korrik, ardhur nga Manchester City, ndjeu se kombinoi në mënyrë të përsosur me shokët e rinj. Veçanërisht ishte i kënaqur me oreksin e tyre për gola: “U ndjeva shumë mirë në fushë me djemtë. Ishte një ditë shumë e mirë. Jam plotësisht i qetë dhe e dija se do të funksioja më së miri me ekipin. Të gjithë ishin të uritur për gola. Të gjithë, thjesht donin të sulmonin dhe të shënonin”.

Sane e filloi karrierën profesionale te Schalke, para transferimit të tij në Premier League, më 2016. Ai pranoi se ndihej disi keq, që  shkaktoi ish-skuadrës një humbjeje kaq shkatërruese: 

“Sigurisht, unë isha te Schalke për një kohë të gjatë. Të pësosh një humbje të tillë në fillim të sezonit është mjaft dekurajuese. Sigurisht që më vjen keq pak”.

Schalke nuk ka arritur të fitojë në 17 ndeshjet e fundit në Bundesligë, me trajnerin David Wagner të pafuqishëm, që ndoqi qasjen “naive” të skuadrës së tij kundër kampionëve vendas dhe europianë.

“Kjo ishte një humbje shumë e keqe, – tha Wagner. – Ne nuk luajtëm mire, Bayerni ishte i jashtëzakonshëm. Duhet ta shkundim veten tani, ta pranojmë këtë humbje të hidhur dhe të reagojmë ndaj Werder Bremen, që e presim në shtëpi. Ishte naive që donim të vazhdonim përpara pas golit të katërt ose të pestë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat