Barcelona dështon në blerjen e mbrojtësit të Norwich

Futboll

Barcelona dështon në blerjen e mbrojtësit të Norwich

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:36
Max Aarons

Barcelona ka dështuar në një përpjekje për të nënshkruar me Max Aarons nga Norwich City.

Barcelona donte të merrte mbrojtësin e djathtë të Anglisë U21 si huazim, por Norwich nuk ishte i gatshëm ta linte të shkonte, sepse spanjollët nuk dëshironin asnjë detyrim për ta blerë në fund, raporton Sky Sports.

Aarons besohet të ketë rënë dakord për kushtet personale me Barcelonën dhe klubi i La Liga tani do të përpiqet të nënshkruajë me zgjedhjen e tyre të dytë, Sergino Dest nga Ajax.

Aarons është parë nga afër nga klube të tilla si Bayern Munchen dhe Paris Saint-German.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat