Kean përsëri te Juve? Pirlo e do me çdo kusht

Futboll

Kean përsëri te Juve? Pirlo e do me çdo kusht

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:41
Kean përsëri te Juve? Pirlo e do me çdo kusht

Moise Kean verën e shkuar vendosi të lërë Juventusin dhe të kalojë te Everton, ku priste të kishte më shumë minuta.

Në “Merseyside” 20-vjeçari nuk u ambientua në asnjë moment (6 ndeshje si titullar, 29 gjithsej, 2 gola, 2 asiste) dhe tashmë dëshiron të rikthehet te Juventusi.

Në fakt janë bardhezinjtë, që e kanë shprehur të parët interesimin për të. Pirlo e do talentin për të zëvendësuar Xhekon në sulm (pritet t’i bashkohet Juves në ditët në vijim), por po has shumë vështirësi gjatë bisedimeve me Everton.

Klubi anglez këmbëngul se Juventus mund ta blejë vetëm përfundimisht sulmuesin, ose ta marrë në huazim me detyrim blerje. Bardhezinjtë nuk e duan këtë lloj marrëveshje dhe sugjerojnë huazim me të drejtë blerje. Tratativat vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat