Godin arrin marrëveshjen me Cagliarin

Futboll

Godin arrin marrëveshjen me Cagliarin

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:40
Godin arrin marrëveshjen me Cagliarin

Interi ka rikthyer në Milano sulmuesin e talentuar Andrea Pinamonti, i cili duket se do të plotësojë 4-shen e futbollistëve në repartin e avancuar bashkë me Lautaron, Lukakun dhe Sanchez.

I rritur në akademinë e klubit zikaltër, Pinamonti ka luajtur dy sezonet e fundit në huazim te Frosinone e Genoa, ndërsa tani zikaltrit e morën në huazim me të drejtë blerjeje për një operacion që prek shifrën e 20 milionë eurove në total.

Në pritje të përforcimeve të tjera, drejtuesit e Interit vijojnë të jenë të përqendruar në “operacionin fshesa”, pasi organika zikaltër aktualisht numëron mbi 30 futbollistë dhe një pjesë e mirë e tyre duhet të largohen para datës 5 tetor.

Kështu Candreva kërkohet nga dy klubet e Xhenovës, me Sampdorian që po këmbëngul më shumë për afrimin e anësorit italian. Drejtuesit e Sampit i kanë ofruar Candrevës një kontratë 3-vjeçare me pagë 1.5 milionë euro në sezon dhe pritet vetëm miratimi i futbollistit për t’u konkretizuar marrëveshja.

Me valixhet gati është edhe Asamoah, i cili së fundi kërkohet nga disa klube në MLS-në amerikane dhe te Interi janë gati ta lënë edhe të lirë nëse është nevoja, mjafton që të lirohen nga paga e tij prej 3.5 milionë eurosh në sezon.

Edhe dy të rinjtë Sebastiano Espozito dhe Lorenzo Pirola pritet të lënë zikaltrit këto ditë, pasi po punohet që ata të huazohen për një sezon te skuadra e sapo-ngjitur në Serinë A, Spezia, ku do të kenë mundësi të luajnë rregullisht dhe të fitojnë eksperiencë.

Por puna e Marottës dhe Ausilios nuk mund të quhet e plotë nëse nuk arrijnë të shesin emra si Nainggolan, Perisiç dhe njërin mes Eriksen e Brozoviç, të cilët jo vetëm do të lironin vendin për afrimet e reja, por njëkohësisht do të sillnin edhe të ardhura në arkat e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat