Mihajlloviq me një deklaratë të çuditshme: Mund të kisha vdekur, është sikur të kthehesh nga lufta…

Futboll

Mihajlloviq me një deklaratë të çuditshme: Mund të kisha vdekur, është sikur të kthehesh nga lufta…

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 13:46
Mihajlloviq me një deklaratë të çuditshme: Mund të kisha vdekur, është sikur të kthehesh nga lufta…

Sinisha Mihajlloviq, habit me një deklaratë të çuditshme të tij.

Ai ka treguar se ai mund të kishte vdekur, nëse nuk do të bënte një pushim nga kimioterapia që po merrte pasi vuante nga leukemia. Trajneri u diagnostikua me leulemi në 2019, dhe mund të komunikonte me ekipin vetëm nëpërmjet telefonit teksa ishte i shtruar në spital.

Pas kimioterapisë gjendja e tij u stabilizua mjaftueshëm, sa që doktorët e lejuan atë të drejtonte Bolognan në ndeshjen e parë të sezonit 2019-2019 të Serisë A.

“Nëse atë ditë, me 25 gusht në ndeshjen kundër Veronës nuk do isha atje, mund të kisha vdekur. Edhe pse isha i pafuqishëm, duhej të tregoja forcë dhe që isha një person që lufton. 

Do jem falënderues gjithë jetën atyre që më dhuruan palcën. Nuk e di se kush janë, por ato më shpëtuan jetën. Kur ti ke kaluar leukeminë, është e vështirë të frikësohesh sërish.

Është sikur të kthehesh nga lufta, çfarë mund të të frikësojë më shumë se aq? Kur u infektova me Covid-19, isha disi në depresion dhe ajo mund të ishte e rrezikshme, por tani jam shëruar plotësisht”, ka thënë Mihajlloviq për “TG1”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat