Futbollisti nga Kosova transferohet te Juventusi

Futboll

Futbollisti nga Kosova transferohet te Juventusi

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:31
Albian Hajdari

Albian Hajdari është futbollisti i radhës që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare

Hajdari deri më tani ka qenë pjesë e klubit të madh zviceran, Basel. Megjithatë, 17-vjeçari gjatë ditës së sotme ka nënshkruar me gjigantin italian, Juventus.

Baseli ka bërë me dije se marrëveshja me kampionin e Italisë është arritur tashmë.

Por, klubi helvetik njofton se Hajdari do të mbetet në Basel edhe dy vite në formë huazimi. 

Ndryshe, qendërmbrojtësi shqiptar në nivel ndërkombëtar përfaqëson Zvicrën U17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat