Pirlo: Ja ku ndyshon dhe ngjason Juventusi im

Futboll

Pirlo: Ja ku ndyshon dhe ngjason Juventusi im

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:00
Pirlo: Ja ku ndyshon dhe ngjason Juventusi im

Andrea Pirlo, në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Sampdoria, e para e tij zyrtare si trajner i Juventusit, është përballur me gazetarët në “Allianz Stadium”, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme. Një “debutim” që nuk do të harrohet kollaj nga ish-mesfushori i shquar, ashtu si ai i mbrëmjes së nesërme. Një epokë e ndritshme si futbollist lihet pas, për të startuar tjetra, ajo e trajnerit, në kërkim të nofkës “maestro” edhe në pankinë. Ja fjalët e tij, ndër të tjera:

“Unë kam pasur lojtarë të mjaftueshëm në dispozicion për lojë. Dybala po rikuperohet ngadalë, De Ligt do të jetë jashtë më gjatë. Gjithashtu kemi humbur Alex Sandro. Ne jemi duke pritur për të. Merkatoja e verës është ende e gjatë, nuk po nxitojmë. Higuain? Ai ma kishte komunikuar dëshirën për t’u larguar.

Nuk kam asnjë dyshim për rrugën që duhet të ndjekim. Siguria për mua si trajner është ekipi i fortë që stërvis.

Prurjet e reja? Kulusevski dhe Pellegrini tashmë e njohin kampionatin tonë. Arthur dhe McKennie kanë nevojë për më shumë kohë përshtatjeje. Do ta kenë këtë në dispozicion, sepse nuk bëjmë gjykime të nxituara.

Krahasimi me Sarrin? Unë nuk jam këtu për të nxjerrë në pah ndryshimet me Juventusin e sezonit të kaluar. Sarri ka idetë e tij, unë të miat, ndonjëherë ato mund të përkojnë. Unë vazhdoj me idenë time të futbollit agresiv. Nuk ka pse të jetë një Juve ndryshe. Janë dy kultura të ndryshme futbolli, por qëllimet duhet të mbeten të njëjta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat