Aston Villa blen për 18 milionë euro sulmuesin e Lyonit

Futboll

Aston Villa blen për 18 milionë euro sulmuesin e Lyonit

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:30
Aston Villa blen për 18 milionë euro sulmuesin e Lyonit

Aston Villa blen për 18 milionë euro sulmuesin e Lyonit!

Aston Villa vijon me goditjet në merkato dhe së fundmi ka zyrtarizuar blerjen e Bertrand Traore.

Sulmuesi nga Burkina Faso u mor nga Lyoni për shifrën e 18 milionë eurove, duke u shndërruar në blerjen e katërt të kësaj merkatoje pas Matty Cash 16 milionë euro, portierit Emi Martinez 17 milionë euro dhe sulmuesit Ollie Watkins 30 milionë euro.

Kështu klubi nga “Villa Park” ka shpenzuar në total për merkaton plot 81 milionë euro deri më tani. Traore është një njohje e vjetër e Premier League, pasi ka qenë pjesë pjesë e Chelseat në të kaluarën dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për Aston Villën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat