Ofendon gjyqtarin në gjuhën kroate, ja fjala e rëndë

Futboll

Ofendon gjyqtarin në gjuhën kroate, ja fjala e rëndë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 16:35
Ofendon gjyqtarin në gjuhën kroate, ja fjala e rëndë

Trajneri i njohur kroat i klubit anglez West Brom, Sllaven Biliq, është përjashtuar me karton të kuq nga gjyqtari anglez Mike Dean. Bilic pas përfundimit të pjesës së parë kërkoi sqarime nga gjyqtari Dean për disa vendime të tij dhe kartonin e kuq për mbrojtësin anglez Kieran Gibbs.

Biliq shfaqi pa kënaqësitë e tij në drejtim të gjyqtarit kryesor Mike Dean për vendimet e tij por që në fund e pësoi keq.

Ai u përjashtua me karton të kuq direkt pasi Dean nuk i duroi ankesat e tij.

Trajneri i famshëm kroat pasi u përjashtua me të kuq, iu drejtua gjyqtarit Dean në gjuhën e tij amtare, kroate, duke e ofenduar rëndë “u piq.. mat...”, që në gjuhën shqipe i bie ofendim ndaj nënës.

Bilic pjesën e dytë është duke shikuar nga tribunat së bashku me asistentin e tij.

Përkundër lojës së bukur nga futbollistët e tij, WBA pësoi humbje me rezultat 5:2 nga djelmoshat e Carlo Ancelottit të cilën po udhëhiqen nga fantazisti James Rodriguez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat