Ballkani superior, demolon Besën në Brestovik 

Futboll

Ballkani superior, demolon Besën në Brestovik 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2020 Në ora: 17:47
Daku

Skuadra e Ballkanit nga Theranda, e ka filluar fuqishëm edicionin e ri në elitë e futbollit, duke triumfuar si mysafirë me rezultat 4:1 kundër Besës nga Peja, në takimin që u zhvillua në fushën me bari sintetik në Brestovik.

Ballkani ka treguar lojë shumë të mirë, duke e mos e kursyer skuadrën pejane, që u rikthye në shoqërinë e më të mirëve. 
Në minutën e 19-të, Ermal Krasniqi realizon gol të bukur pas asistimit të Mirlind Dakut. 

Në pjesën e dytë, Besa “shembet” nga golat e rivalit. Në minutën e 51-të, Daku për mrekulli shfrytëzon gabimin e mbrojtjes vendase dhe me zgjuarsinë e tij realizon për  0:2!

Pas dy minutave (53‘), Mirlind Daku në formë, ka shënuar golin e dytë tij në këtë sfidë dhe për 0:3.

Daku ka realizuar het-trik-un në minutën e 68-të, duke thelluar epërsinë  në 0:4. Portieri i Ballkanit, Kenan Haxhihamza ka treguar formë të mirë.  Në minutën e 90+1, Gentrit Salihu ngushton humbjen në 1:4.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, për bukuri e ka filluar edicionin e ri, duke konfirmuar se do ta kanë fjalën kryesore në luftë për titullin e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat