Ramadani: Kemi skuadër të fortë, gëzohem që nuk pësuam gol

Futboll

Ramadani: Kemi skuadër të fortë, gëzohem që nuk pësuam gol

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:05
Ramadani: Kemi skuadër të fortë, gëzohem që nuk pësuam gol

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, është shprehur shumë i kënaqur me fillimin e kampionatit me fitore nga ana e bardhekaltërve.

Ramadani theksoi që me rëndësi për të është edhe fakti që kryeqytetasit nuk pësuan gol.

“Përpos faktit që fituam, më gëzoi edhe porta e paprekur. Serioziteti i lojtarëve ishte maksimal. Mësuam edhe nga ndeshja e djeshme ku pati befasi”, deklaroi Ramadani për Art Sport.

“Do t’i marrim ndeshjet një nga një. Presion për titull ka, por ne do të japim maksimumin”.

“Kemi futbollistë shumë të mirë, nuk e kam pasur aspak problem, këtu ndjehem shumë rehat”.

“Formati i kampionatit? Une jam mësuar me këtë kampionat. Na mbetet të përmirësohemi edhe më shumë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat