Leeds marrin fitore mes “fishekzjarreve” dhe frikës

Futboll

Leeds marrin fitore mes “fishekzjarreve” dhe frikës

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:29
golat

Premier League po dhuron spektakël, por siç edhe pritej! Leeds United i Bielsa duket se e ka nisur këtë sezon nën faktorin “gola” dhe sot ndaj Fulham shënuan plot katër herë pasi e kishin bërë 3 herë ndaj Liverpool.

Një ndeshje që i kishte të tre rezultatet, por në fund pa fitues pikërisht skuadrën e drejtuar nga “i çmenduri”. Protagonistët e njërës dhe tjetrës anë janë Helder Costa dhe Aleksandër Mitrovic, të dy me nga dy gola!

Ndeshja u zhbllokua pas 5 minutash, por Fulham gjeti barazimin në të 35′. U duk sikur Leeds vuri këmbën te gazi me 3 gola në 16 minuta, por bardhezinjtë nuk u dorëzuan dhe shënuan dy gola në 5 minuta!

Në fund, 4:3 për Leeds!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat