Rama: Drenica do të luajë për plasman në katër pozitat e para

Futboll

Rama: Drenica do të luajë për plasman në katër pozitat e para

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:53
Rama: Drenica do të luajë për plasman në katër pozitat e para

Fadil Rama është shprehur i zhgënjyer me rezultatin në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina mundi thellë Drenicën, 3:0.

Trajneri i Drenicës theksoi që skuadra e tij do të luftojë për plasman në pjesën e epërme të tabelës, përcjellë Olle.

“Ndeshjen e kemi filluar mirë dhe luajtëm mirë deri në momentet kur filluam me gabimet e lehta, të cilat na kushtuan me pranimin e tre golave”, tha Rama për Art Sport.

“Rezultati është i lartë, ne u angazhuam por nuk ia dolëm sepse kemi bërë gabime naive, të cilat gjithsesi që ndodhin”.

“Në pjesën e parë, deri te pranimi i golit të parë, ne ishim kundërshtar i barabartë me Prishtinën”.

“Ky kampionat është cilësor, më dinamik. Drenica do të luajë për plasman në katër pozitat e para”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat