Crystal Palace - ‘macja e zezë’ për Manchester Utd

Futboll

Crystal Palace - ‘macja e zezë’ për Manchester Utd

Nga: K.Goca Më: 19 shtator 2020 Në ora: 20:22
Zaha

Crystal Palace është “macja e zezë” për Manchester Utd.

Skuadra nga Londra triumfoi me rezultat 3:1 ndaj “Djajve të kuq”, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Old Trafford”. 

Crystal Palace ka mundur të fitoi edhe më bindëshëm sikur të realizonte edhe penalltinë në minutën e 72-të.
Futbollisti Wilfried Zaha ka qenë fatal për vendasit, duke realizuar dy gola të triumfit të madh të skuadrës së tij.

Në minutën e 72-të, Ajew dështon nga penaltia, goditjen e tij e ka pritur portieri de Gea.  

Për Crystal Palace shënuan Townsend (7') e Zaha (74'-nga penalltia, 85’) dhe për Manchester Utd van de Beek (80'). Duhet theksuar golin e dytë të Zahas që realizoi nga rreth 15 metra në këndin e poshtëm të djathtë, ndërsa de Gea vetëm e përcolli me sy topin duke u futur në rrjetë.   

Kjo ishte ndeshja e parë e Manchester Utd për edicionin e  ri dhe humbja e parë, ndërsa Crystal Palace realizoi fitoren e dytë rresht dhe renditet në vend të dytë me 6 pikë po aq ka edhe Everton në kreun e tabelës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat