Kololli shënon supergol por lëndohet! Kryeziu skuqet kundër kampionit të Zvicrës

Futboll

Kololli shënon supergol por lëndohet! Kryeziu skuqet kundër kampionit të Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2020 Në ora: 20:51
Kololli shënon por lëndohet! Kryeziu skuqet kundër kampionit të Zvicrës

Benjamin Kololli ka shënuar gol por lëndohet në fund të pjesës së parë.

Skuadra e Zurich-ut me gjithë lojën e mirë nuk ka arritur pikë nga stadiumi “Wankdorf” në Bernë në duel me kampionin e Zvicrës, Young Boys, në kuadër të javës së parë të Kampionatit të Zvicrës.

Vendasit kanë shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Zurich-ut, në një ndeshje me rivalitet të madh dhe me dy futbollistë të ndëshkuar me karton të kuq.

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, ka shënuar super gol në minutën e 5-të për epërsinë 0:1, por nuk i mjaftoi skuadrës së tij për rezultat pozitiv. Ai nga rreth 15 metra godet topin në ajër dhe e lë të shtangur portierin vendas. 

Për Young Boys realizuan Mambimbi (24') e Fassnacht (69') dhe për Young Boys Kololli (5').

Në pjesën e dytë gjyqtari ka përjashtuar dy lojtarë nga loja pas dy kartonëve të verdhë, Hekuran Kryeziun e Zurich-ut në minutën e 56-të dhe Cedric Zesiger në atë të 70-tën të Young Boysit.

Në minutën e 44-të, Kololli u largua nga loja për të lëndimit, ndërsa Toni Domgjoni u paraqit standard për Zurich-un.
Young Boys arkëton tre pikë në hapje të edicionit të ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat