Vojvoda debuton në Serie A

Futboll

Vojvoda debuton në Serie A

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 22:24
Vojvoda debuton në Serie A

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka debutuar sonte në Serie A në humbjen që Torino e pësoi nga Fiorentina e pësoi sonte

Torino ka filluar keq këtë edicion në Serie A pasi që ka humbur në udhëtim kundër Fiorentinas në Artemio Franki të Firencës.

Ndeshja ishte shumicën e kohës e barabartë, megjithatë Fiorentina ishte për një nuancë më e mirë dhe arriti të fitoi me golin që e shënoi Castrovilli në minutën e 78-të.

Vojvoda hyri në ndeshje në minutën e 88-të në vend të Amando Izzos, për të debutuar gjashtë minuta në Serie A me fanellën e Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat