Muriç debuton me fanellën e Gironas

Futboll

Muriç debuton me fanellën e Gironas

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 22:56
Muriç debuton me fanellën e Gironas

Portieri i parë i kombëtares së Kosovës, Aro Muriç ka debutuar në humbjen që ekipi i tij i ri Girona e pësoi ndaj Real Zaragoza.

Aro Muriç, i cili javën e kaluar kaloi në huazim njëvjeçar pa të drejtë blerje nga Manchester City në Girona, ka debutuar sot në takimin miqësor ndaj Real Zaragozës.

Muric e nisi takimin nga minuta e parë dhe pati një paraqitje mjaft të mirë, ndonëse ekipi i tij u mposht 1:0.

Është ky një fillim i ri për yllin e Kosovës, duke qenë se sezonin e kaluar nuk pati minuta tek Nottingham Forest, klub ky në të cilin ishte huazuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat