Koeman me dorë të hekurt: U thashë 3 lojtarëve që të largohen!

Futboll

Koeman me dorë të hekurt: U thashë 3 lojtarëve që të largohen!

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 11:08
Ronald Koeman

Trajneri Ronald Koeman duket i prerë me qëndrimet e tij te Barcelona. Ai i ka bërë me dije Riqui Puig se nuk do të ketë minuta dhe duhet të huazohet. Futbollisti 21-vjeçar nuk ka bindur teknikun e tij, pavarësisht se konsiderohet si futbollist me të ardhme.

Holandezi preferon të tjerë para tij, prandaj nuk e grumbulloi as në ndeshjen miqësore kundër Elches të fituar me rezultatin 1-0. Numri një i stolit nuk i fshehet vendimeve të tij dhe menjëherë pas ndeshjes së djeshme e konfirmoi diçka të tillë.

“Nuk është e vërtetë se Puig nuk është në planet tona. Fola me të dje, fola me futbollistët e rinj, ata duhet të luajnë. Këtu nuk mund të luajnë. Puig, Alena, Pedri… u thashë atyre se do ta kenë të  vështirë këtu se kanë shumë konkurrencë. Asgjë më shumë. I thashë Puig se ka të ardhmen këtu, por varet nga lojtari. I rekomandova që të largohet në formë huazimi. Në të 20-at, lojtarët e rinj duhet të luajnë. Ata nuk duhet të qëndrojnë në stol“, – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat