Arsenal akoma nuk ka nisur negociatat për rinovimin me Laczette

Futboll

Arsenal akoma nuk ka nisur negociatat për rinovimin me Laczette

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 11:20
Alexandre Lacazette

Mikel Arteta ka komentuar situatën e Alexandre Lacazette.

Lacazette e ka nisur për mrekulli sezonin e ri me Arsenal, duke gjetur goli në të dyja ndeshjet.

Sulmuesi francez duket se është në disponim të mirë këtë edicion, por kontrata e tij po shkon drejt fundit dhe Arsenal duhet të veprojnë më shpejtë.

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka thënë se akoma nuk kanë nisur negociatat për një rinovim kontrate.

“Për momentin ne nuk kemi filluar asnjë negociatë”, ka thënë Arteta.

“Ne kemi shumë gjëra për të bërë në merkato dhe për momentin jemi fokusuar atje”, shtoi spanjolli.

Gjatë fitores 2:1 ndaj West Ham United, Lacazette shënoi golin numër 50 me fanellën e Arsenal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat