Gjilani në presion të Feronikelit! Tovërlani kundër Mezanit 

Futboll

Gjilani në presion të Feronikelit! Tovërlani kundër Mezanit 

Nga: K.Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 11:47
Gjilani në presion të Feronikelit!

Sot do të zhvillohet derbi i javës së parë në elitën e futbollit  të Kosovës, mes Feronikelit dhe Gjilanit.  Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ndërsa Gjilani është në presion, pasi që “Nikli” ka ekip shumë të mirë. 

Kryetrajneri i “Niklit” Afrim Tovërlani synon fitore, ndërsa ai i Gjilanit, Gentjan Mezani beson e shpreson se do të kthehen të pamposhtur. 

“Skuadra e Gjilanit e udhëhequr nga kryetrajneri, Gentjan Mezani, ka mbyllur përgatitjet për startin e edicionit 2020/21, në përballjen kundër Feronikelit në Drenas.

Me ushtrime kryesisht të lehta, të cilat ishin në vendosje dhe detajet e fundit për këtë sfidë, futbollistët kuq e bardh shfaqën dinamizëm, i cili ka përcjellur skuadrën e Gjilanit edhe gjatë këtyre ditëve të përgatitjeve për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Kujtojmë se ndeshja mes Feronikelit dhe Gjilanit do të zhvillohet ditën e diel, me fillim nga ora 13. 30 minuta në stadiumin "Rexhep Rexhepi", në Drenas dhe shkak situatës epidemiologjike të virusit Sars Cov 2, luhet pa praninë e tifozëve në stadium”, njofton Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat