Bllokohet transferimi i Wijnaldum dhe Depay te Barcelona

Futboll

Bllokohet transferimi i Wijnaldum dhe Depay te Barcelona

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 11:57
Wijnaldum dhe Depay

Barcelona nuk do të ketë mundësi t’i transferojë Wijnaldum dhe Depay.

Georginio Wijnaldum dhe Memphis Depay ishin dy lojtarët në listën e dëshirave të Ronald Koeman.

Megjithatë, trajneri duhet të kalkulojë pa shërbimet e tyre, si pasojë e disa rregullave nga La Liga.

‘Mirror’ insiston se rregullat e La Liga për pagat nuk lejojnë kompletimin e këtyre transferimeve.

Situata financiare në klub lë të kuptohet se duhet shitur lojtarë para se të bëhen lëvizje drejt holandezëve.

Arturo Vidal mund të jetë lojtari i parë që largohet nga Barcelona pas këtyre raportimeve, por duhet larguar edhe emra të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat