Fitore tenistike e skuadrës së Agim Sopit

Futboll

Fitore tenistike e skuadrës së Agim Sopit

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 12:04
Fitore tenistike e skuadrës së Agim Sopit

Skuadra e trajnerit të njohur shkupjan, Agim Sopi, Österlen FF ka shënuar fitore tenistike si udhëtuese prej 1:6 në kampionatin e ligës së katërt suedeze ndaj Huskvarna FF, shkruan News-TV.

Ndeshja i ka takuar javës së 9-të, ndërsa deri në fund kanë mbetur të luhen edhe katër takime.

Österlen FF tani po udhëheq ligën me 3 pikë më shumë se vendi i dytë, dhe ka një goldallim prej +10.

“Ishte një fitore e bukur e ekipit tonë. Me këtë triumf kemi mënjanuar nga gara për titull njërin prej katër konkurentëve për titull. Tani Huskvarnasit i ikim 7 pikë, ndërsa vendit të tretë kemi 5 pikë më shumë”, tha trajneri Agim Sopi, trajner i Osterlen FF, Agim Sopi.

Në dy ndeshjet e ardhshme, Österlen FF do ti zhvillojë dy ndeshje në shtëpi kundër Räppe IF dhe më pas kundër IK Tord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat