Skuadra shqiptare falënderon FFM-në: 500 ulëse për stadiumin

Futboll

Skuadra shqiptare falënderon FFM-në: 500 ulëse për stadiumin

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 12:04
Skuadra shqiptare falënderon FFM-në: 500 ulëse për stadiumin

Klubi i futbollit Veleshta nga Struga, anëtar i Ligës së dytë-Perëndim, publikisht falënderon Federatën e futbollit të Maqedonisë për ndihmën që ia ka ofruar veleshtarëve-500 ulëse për stadiumin.

Ja postimi i plotë:

Klubi futbollistik Veleshta nga Struga dhe presidenti i klubit Nderim Istrefi falënderojnë publikisht Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe kryetarin e saj, Muhamed Sejdini për përkrahjen e tyre me një donacion të dhuruar-  500 ulëse për stadiumin.

Ne si kryesi dhe si klub me i vjetër në rajon mbi 60 vjet pjesmarrje të rregullt në garat futbollistike shpresojmë që Federata do të investoj edhe më shumë në klubin tonë.

Me respekt nga KF Veleshta dhe banorët e Veleshtës – Strugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat