Deçiq kërkon tri pikë kundër Rudarit

Futboll

Deçiq kërkon tri pikë kundër Rudarit

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 12:18
Deçiq kërkon tri pikë kundër Rudarit

Sot do të luhen katër ndeshje të javës së 5-të të Ligës së Parë të Malit të Zi në futboll.

Podgorica dhe Deciç janë në krye të renditjes dhe kanë rast të mirë për të vazhduar serinë e mirë. 
Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi është në vend të dytë me tetë pikë dhe me goldallim 4:0 apo plot 360 minuta pa u prekur rrjeta e tyre. 

“Është skuadra e vetme në ligën malazeze që nuk pësoi gol në katër javët e parë dhe tani Rudari shkon në Tuz”, shkruan media malazeze “VIjesti.

“Ne e mirëpresim këtë ndeshje me një disponim të mirë pas fitores në Treshnjica kundër Zetës, si dhe një seri rezultatesh të mira nga fillimi i kampionatit. Besoj se do të jemi më afër fitores”,    tha mes të tjera futbollisti i Deçiqit Matija Bojanoviq.
Rudari deri me tash ka dy fitore në shtëpi, dy humbje jashtë.

Java e pestë, sot
Sutjeska - Zeta (18.00)
Podgorica - Jezero (19.00)
OFK Titograd - Iskra (20.00)
Deçiq - Rudari (20.00)

Petrovaci - Buduçnosti (u shty)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat