Bekteshi: Të harrojmë këtë ndeshje dhe të përqendrohemi për Arbërinë 

Futboll

Bekteshi: Të harrojmë këtë ndeshje dhe të përqendrohemi për Arbërinë 

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 12:23
Bekteshi: Të harrojmë këtë ndeshje dhe të përqendrohemi për Arbërinë 

Prishtina me kryetrajnerin e ri, Zekirija Ramadanin, e kanë filluar furishëm edicionin e ri, duke e gjunjëzuar me rezultat 3:0 Drenicën nga Skenderaj.

Futbollistë Leotrim Bekteshi është i lumtur që realizoi për prishtinasit dhe për fitoren bindëse. 

“Ishte lojë e mirë, patëm tentime dhe po krijonim raste dhe fati deshi që ndeshjen ta ç’bllokojmë nga ajo gjuajtje standarde. 

Pas këtij shënimi tim, ndeshja u hap edhe më shumë ku në fund edhe me dy gola tjerë besoj që i morëm pikët me meritë. 

Duhet të vazhdojmë tutje, të harrojmë këtë ndeshje dhe të përqendrohemi për Arbërinë që nuk besoj ta kemi të lehtë, por me qëllim të njëjtë sikurse dje të kthehemi me tre pikë”, tha Bekteshi për faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat