Okuka tregon për konfliktin me Arkanin: Prit o burrë, dëshiron që unë të drejtoj ekipin apo ti?

Futboll

Okuka tregon për konfliktin me Arkanin: Prit o burrë, dëshiron që unë të drejtoj ekipin apo ti?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 13:01
Okuka tregon për konfliktin me Arkanin: Prit o burrë, dëshiron që unë të drejtoj ekipin apo ti?

Si në vitet e 90-ta si në vitet e sotme në Serbi disa skuadra të futbollit  udhëhiqen nga bandat e ndryshme! 

Një rast interesant është në vitin 1998, kur skuadra e Obiliqit nga Beogradi drejtohet nga krimineli i luftës Zhelko Razhnatoviq - Arkani dhe para sfidës së Champions League me Bayernin nga Munihu, trajneri Dragan Okuka, ish futbollist i Velezhit nga Mostari, kishte probleme me Arkanin! 

“Pas titullit të kampionatit në verën e vitit 1998, futbollistët e Obiliqit luajtën në kualifikimet për Champions League dhe rivali i tyre ishte Bayern nga Munihu”, shkruan  media serb “Kurir”. 

Okuka ka qenë trajner i Obliqit në atëkohë. Për shkak të një ndeshje dhe lëndimit të një lojtarit siç ishte Nenad Grozdiç, Arkani (kryetar klubi atëkohë) ishte frustruar dhe gati sa e kishte rrahur trajnerin!

“A je i vetëdijshëm që mi nxore pesë milion marka nga xhepi? - ishin fjalët e para që Arkani iu drejtua Okukas. Kjo e kishte tmerruar trajnerin në atëkohë.

Sipas trajnerit, Razhnatoviq u tërbua në stol, duke goditur tavolinën dhe ofendonte. Por as Okuka nuk mund të heshte, por, siç pretendon ai, iu drejtua Arkanit me këto fjalë: “Prit o burrë, dëshiron që unë të drejtoj ekipin apo ti?".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat