Chelsea - Liverpool, formacionet e mundshme

Futboll

Chelsea - Liverpool, formacionet e mundshme

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 13:08
Chelsea - Liverpool, formacionet e mundshme

Chelsea dhe Liverpool luajnë ndeshjen kryesore të kësaj jave në futbollin evropian.

Adhuruesit e futbollit kanë sytë kah Premierliga, ku në ora 17:30 fillon ndeshja mes ‘Bluve’ të Chelsea dhe ‘Reds’ të Liverpool.Para kësaj ndeshje, të dy skuadrat kanë telashet në radhët e tyre, me Chelsea që vëren diçka më shumë.

Emra si Hakim Ziyech, Thiago Silva, Ben Chilwell e Christian Pulisic nuk mund të ndihmojnë Frank Lampardin në sfidën ndaj Jurgen Klopp.

Në formën jo më të mirë të mundshme qëndron edhe Timo Werner, por ai pritet të startojë me ‘Blutë’.Te Liverpool sitauta qëndron më mirë, me 11-ën e parë që janë të gjithë në dispozicion.

Ndonëse në dispozicion qëndron edhe Thiago Alcantara, koha për adaptim me skuadrën ka qenë e shkurtër dhe nuk pritet që ai të jetë në formacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat