Rufati në Ukrainë: Është një rast i madh për mua

Futboll

Rufati në Ukrainë: Është një rast i madh për mua

Nga: K.G. Më: 20 shtator 2020 Në ora: 13:18
Rufati në Ukrainë: Është një rast i madh për mua

Lojtari i përfaqësues së Maqedonisë së Veriut U-21, shqiptari Agron Rufati, ka nënshkruar për ekipin ukrainas Zorya. 
Futbollisti largohet nga skuadra kroate Istra dhe tashmë është në Ukrainë ku do të paraqitet në fanellën e re. Rufati ndan përshtypjet e para për klubin e ri.

"Zorya është një klub serioz, ata kanë luajtur në Europa League për gjashtë vjet me radhë.

Është një rast i madh për mua, për ta ngritur karrierën time në një nivel më të lartë. Unë jam pritur mirë, nuk ka qysh më mirë”, tha mes të tjera Rufati për media maqedone “sportmedia”.

"Tani më takon mua të tregoj veten, të arsyetoj besimin e dhënë nga të gjithë ata që ishin të përfshirë në transferimin tim," shtoi Rufati.  Më e rëndësishme është për mua të luaj në Zorya për të siguruar një vend standard në ekip.

"Kjo është gjëja më e rëndësishme tani, gjithçka tjetër është harruar" tha mes të tjera Rufati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat