Tovërlani: Shpresoj që tifozët të rikthehen sa më shpejtë në tribuna

Futboll

Tovërlani: Shpresoj që tifozët të rikthehen sa më shpejtë në tribuna

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 16:31
Tovërlani: Shpresoj që tifozët të rikthehen sa më shpejtë në tribuna

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, është shprehur shumë i lumtur me paraqitjen dhe fitoren ndaj Gjilanit.

Ai mes tjerash theksoi që shpreson se tifozët t’iu kthehen tribunave sa më shpejtë.

“Futbollistët kanë dhënë gjithcka në fushën e lojës. Kemi pasur raste edhe për më tepër gola. Jemi shumë të kënaqur me rezultatin. Kemi bërë shumë transferime, të cilët nuk janë adaptuar ende, por për fillim është mirë”, deklaroi Tovërlani.

“Në futbollin e sotëm, mbrojtësit kanë përgjegjësi të madhe, sidomos ata të krahut, të aktivizohen në fazën sulmuese. Që të katër mbrojtësit kanë bërë paraqitje shumë të mirë”.

“Shpresoj që tifozët të rikthehen sa më shpejtë në tribuna. Do të japim maksimumin dhe besoj që në fund t’i gëzojmë tifozët tanë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat