Ditë e keqe për shqiptarët e Kosovës në Francë

Futboll

Ditë e keqe për shqiptarët e Kosovës në Francë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 16:54
Reims

Metz ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj skuadrës së Reimsit, në ndeshjen e javës së katërt të elitës së futbollit francez. 
Niane është hero i fitores së vendasve. Ai është shënues i dyfishtë (18’ e 88’) dhe më i merituari për fitoren e vendasve, ndërsa për mysafirët shënoi Dia (43'-nga penalltia). 

Reprezentuesit e Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, u paraqitën titullarë për Reimsin. 
Zeneli u zëvendësua në minutën e 68-të dhe Berisha në atë të 90-tën.

Në minutën e 50-të, Munetsi u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje nga prapa dhe plot 40 minuta Reims u paraqit pa një futbollist në fushë.  Metz renditet në vend të 17-të me 3 pikë, kurse Reims mbetet në pozitën e 19-të me 1 sosh. 

Strasbourg triumfoi me rezultat 1:0 kundër Dijonit. Mitroviq është protagonist i fitores së vendasve me golin që ka realizuar me kokë në minutën e 81-të.  

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, ka luajtur standard por të pafat që të kthehen me një pikë me ekipin e Dijonit. 
Celina u zëvendësua në minutën e 86-të. 

Strasbourg shënon fitoren e parë dhe renditet në vend të 18-të me 3 pikë, ndërsa Dijon pësoi humbjen e katërt rresht dhe është në fund të renditjes pa pikë. Ditë e keqe për shqiptarët e Kosovës në Francë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat