Allegri merr drejtimin e skuadrës së njohur në Serie A?

Futboll

Allegri merr drejtimin e skuadrës së njohur në Serie A?

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 17:07
Allegri merr drejtimin e skuadrës së njohur në Serie A?

Roma mund të ndryshoj trajner vetëm pas javës së parë në Serie A.

Barazimi ndaj Veronas ka bërë që të kryqëzohet nga kritikat trajneri Paolo Fonseca.

Por për të ngjallur edhe më shumë spekulimet ka menduar trajneri Massimiliano Allegri, i cili nuk e ka mohuar nëse do ta marrë drejtimin e Romës.

Allegri po merr pjesë në ‘Dancing with the Stars’, teksa i është bërë pyetja nëse do ta marrë drejtimin e Romës.

"Allegri në Romë? Nuk i dihet. Le të shohim çfarë do të ndodh", ka thënë shkurtimisht trajneri italian.

Trajneri italian është kërkuar edhe më parë nga Roma, por ai nuk është bindur nga oferta e Romës.

Tani pas ndryshimit të presidencës në Romë, Allegri mund të reflektojë dhe ta marrë drejtimin e klubit kryeqytetas italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat