Rummenigge: Thiago qau në krahët e mi për pesë minuta pasi u arrit marrëveshja me Liverpoolin

Futboll

Rummenigge: Thiago qau në krahët e mi për pesë minuta pasi u arrit marrëveshja me Liverpoolin

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 17:17
Rummenigge: Thiago qau në krahët e mi për pesë minuta pasi u arrit marrëveshja me Liverpoolin

Karl-Heinz Rummenigge thotë se Thiago Alcantara qau në krahët e tij për pesë minuta pasi klubi i dha leje për transferimin te Liverpool.

Mesfushori pritej të largohej nga gjigantët gjermanë pasi CEO i Bayern konfirmoi në korrik se ai nuk dëshironte të rinovonte kontratën e tij, e cila pritej të skadonte në fund të sezonit.

Pas shtatë vitesh me kampionët e Bundesliga, 29-vjeçari finalizoi një lëvizje në Liverpool në një marrëveshje që mund të rritet deri në 27 milionë euro.

“Të enjten, transferimi te Liverpool ishte i kryer. Kur mbërrita, do të thosha 10 minuta më vonë, në parkingun e makinave, ai ishte duke qëndruar në vendin ku unë gjithmonë parkoja”, tha Rummenigge për Sky Sport.

“Mendova me vete: ‘Çfarë po bën ai këtu?’ Ai erdhi tek unë dhe qau në krahët e mi për pesë minuta. Ai qau për pesë minuta dhe thjesht tha: ‘Faleminderit shumë që e lejuat këtë’.

“Ai është një qenie njerëzore e shkëlqyer dhe ishte gjithmonë një lojtar i klasit të parë për Bayern Munich. Isha jashtëzakonisht i lumtur për të në [ndeshjet e Ligës së Kampionëve] në Lisbonë. Ai gjithmonë është marrë në pyetje sepse gjoja nuk është i aftë të sjellë përformanca të mëdha në ndeshje të mëdha, por në të gjithë turneun me tre ndeshje në Lisbonë ai provoi se çfarë cilësie ka. Pavarësisht gjithave, ai e donte një sfidë të re”, zbuloi gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat