Spektakël në derbin shqiptar në Maqedoni, Shkupi fiton në fund

Futboll

Spektakël në derbin shqiptar në Maqedoni, Shkupi fiton në fund

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 17:38
Spektakël në derbin shqiptar në Maqedoni, Shkupi fiton në fund

Renova nga Xhepçishti i Tetovës pa fat, Shkupi arkëtoi pikë të plota në stadiumin në Çair!  

Spektakël golash në derbin shqiptar në Maqedoni të Veriut, Shkupi fiton në fund me rezultat 4:3 kundër Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, në takimin e javës së gjashtë.

Ndeshje për infarkt e me gola të bukura, mëkat që nuk ka pasur shikues për shkak të pandemisë. Nga minuta e 77-të, Renova mbetet me një futbollist me pak kur u përjashtua Abdulla.

Për Shkupin shënuan: Darboe (1 ′), Berisha (33), Jusufi (75′), Bianor (90’+5) dhe për Renovën realizuan Velija (5′), Shala (42′), Veliu (65’-nga penalltia).

Duhet theksuar se në minutën e 42-të, Arbër Shala ka shënuar eurogol nga 35 metra në këndin e epërm të djathtë të portës së Shkupit. Pas javës së gjashtë shkupjanët renditen në vend të dytë me 13 pikë, ngecin për një pikë nga lideri Shkëndija dhe Renova zë pozitën e dhjetë me 5 pikë.

Liga e Maqedonisë së Veriut
Bellasica-Pelisteri    0:2
Shkëndija - A. Pandev    2:1
Shkupi-Renova    4:3
Sileksi-Boreci    1:2
Rabotniçki-Struga Trim & Lum    1:1
Makedonija GP-Vardari    2:1
 
Tabela

1. Shkendija    6    4    2    0    11:4    14
2. Shkupi    6    4    1    1    12:7    13
3. Boreci    6    3    2    1    7:4    11
4. Sileksi    6    3    1    2    16:7    10
5. Makedonija GP    6    3    1    2    7:7    10
6. Rabotniçki    6    2    3    1    6:4    9
7. Pelisteri    6    2    3    1    5:3    9
8. Struga Trim & Lum    6    2    2    2    4:4    8
9. Vardari    6    2    1    3    4:8    7
10. Renova    6    1    2    3    7:9    5
11. Akademija Pandev        1:2    6    1    0    5    2:8    3
12. Bellasica    6    0    0    6    1:17    0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat