Twente e Selahit frenon Feyenoord-in!

Futboll

Twente e Selahit frenon Feyenoord-in!

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 18:08
Twente e Selahit frenon Feyenoord-in!

Feyenoord ndalet për herë të parë në këtë sezon të Eredivisies në javën e dytë të kampionatit në sfidën shtëpiake ndaj Twente.

Në Roterdam miqtë nga Eschede i morën një barazim me shumë vlera Feyenoord-it. Ishte Twente që kaloi e para në avantazh me çekun Cerny pas vetëm 2 minutash lojë.

Por në minutën e 28-të Feyenoord fitoi një penallti të cilën Berghuis e humbi fillimisht duke u ndalur nga portieri mik, por në të njëjtin aksion Berghuis e pengua sërish në zonë duke fituar një tjetër 11-metërsh të cilin e ktheu me forcë në gol. Në minutën e 65-të për Twenten hyri në fushë edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Lindon Selahi por minutat e mbetura nuk sollën asnjë ndryshim.

Feyenoord me këtë barazim u ngjit në kuotën e 4 pikëve ashtu si edhe Twente. Në dy sfidat e tjera të ditës Groningen fitoi 0-1 në fushën e Den Haag ndërkohë që Willem 2 mposhti 4-0 Heraclesin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat