Ramadani: E pamë çfarë i bëri Arbëria 89-shit

Futboll

Ramadani: E pamë çfarë i bëri Arbëria 89-shit

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 18:19
Ramadani: E pamë çfarë i bëri Arbëria 89-shit

Prishtina me mendje në Kastriot. Trajneri Zekirija Ramadani iu ka kërkuar futbollistëve seriozitet të plotë para duelit me debutuesit e Superligës, Arbërinë.

Duke u shprehur i kënaqur me triumfin ndaj Drenicës, 3:0, Ramadani tha për faqen zyrtare të klubit se skuadra duhet ta marrë shumë seriozisht ndeshjen e së martës.

“Menjëherë të martën na pret Arbëria, të cilën e pamë se çfarë bëri në Mitrovicë”, deklaroi Ramadani.

“Duhet ta marrim shumë seriozisht atë ndeshje dhe vetëm kjo është që tani kërkoj nga futbollistët, vetëm seriozitet nga çdo ndeshje e radhës”, shtoi ai.

Ramadani dje debutoi në bankinën e Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat