Guardiola zbulon kapitenin e ri të Manchester Cityt

Futboll

Guardiola zbulon kapitenin e ri të Manchester Cityt

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 18:58
Guardiola zbulon kapitenin e ri të Manchester Cityt

Mesfushori brazilian Fernandinho do të jetë kapiteni i ri i skuadrës së Manchester Cityt.

Lajmin e ka konfirmuar sot trajneri Pep Guardioa në një konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Wolverhampton Wanderos.

David Silva e kishte bartur shiritin e kapitenit që kur u largua Vincent Kompany, por kjo do të ndryshojë tani e tutje.

“Ai do të jetë i mirë si një lider i skuadrës, ashtu siç ishte që nga momenti i parë kur e takova”, tha Guardiola.

“Ne kemi vendosur në dhomën e veshjeve së bashku me lojtarët dhe stafin që Fernandinho të jetë kapiteni ynë. Jam shumë i kënaqur me këtë vendim”, shtoi ai.

Fernandinho iu bashkua Cityt verën e vitit 2013 nga Shakhtar Donetsk për 30 milionë funte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat