Bajrami: Ishte vërtet një ndeshje e çmendur dhe e paharrueshme

Futboll

Bajrami: Ishte vërtet një ndeshje e çmendur dhe e paharrueshme

Nga: K.Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 19:08
Bajrami: Ishte vërtet një ndeshje e çmendur dhe e paharrueshme

Muarem Bajrami, trajneri i ekipit të Shkupit, është i lumtur me fitoren e skuadrës së tij me rezultat 4:3 kundër Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, në takimin që u zhvillua në stadiumin në Çair. Ky ishte derbi i javës së gjashtë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.  

"Ishte vërtet një ndeshje e çmendur dhe e paharrueshme. Sinqerisht i dua ndeshje të tilla si spektator, por jo si trajner. 

Kjo është shumë stres për ata që janë në stol. 

Sigurisht që jam i lumtur pas një fitore të tillë, urime djemve. Sidoqoftë, ka disa elementë që duhet të rregullojmë. Nëse pranon tre gola si mikpritës, atëherë gjithçka nuk është ideale.

Nga ana tjetër, të tre pikët janë të rëndësishme, ne arritëm të kthehemi pas atij rezultatit 2:3 për Renovën, në fund erdhi shpërblimi pas përpjekjeve tona me golin e Netos në sekondat e fundit. Të them se jam i lumtur për paraqitjen e shkëlqyer të të riut Jakup Berisha, i cili asistoi për golin tonë të parë, dhe e dyta ishte puna e tij”, tha mes të tjera Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat