E goditi me grusht, ja çfarë i tha...

Futboll

E goditi me grusht, ja çfarë i tha...

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 19:27
E goditi me grusht, ja çfarë i tha...

Pretendimet e Nejmarit se është ofenduar me fjalë raciste nga futbollisti i Marsesjës Alvaro Gonzalez javën e kaluar duket se kanë rezultuat të vërteta.

Progami “Esporte Espetacular” në “TV Globo” mblodhi 3 specialistë të leximit të buzëve gjatë bisedës.

Sipas tyre, ish-futbollisti i Espnanjolit i është drejtuar brazilianit me fjalën “mono” (në spanjisht do të thotë “majmun”). Një term i tillë konsiderohet si racist, por zyrtarët e ligës franceze dhe federatës konfirmuan pas takimti kaotik PSG-Marsejë 0-1 se Gonzalez nuk ka përdorur fjalë me sfond racist.

Braziliani rrezikon të ndëshkohet rëndë pasi e goditi Gonzalezin me grusht pas koke. Një rast i tillë parashikon që lojtar të penalizohet me 6-7 ndeshje mungesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat