Arsyetimi i Zidane pasi i la në stol Jovic dhe Mayoral në barazimin pa gola me Sociedadin, i futi në lojë dy lojtarë të akademisë

Futboll

Arsyetimi i Zidane pasi i la në stol Jovic dhe Mayoral në barazimin pa gola me Sociedadin, i futi në lojë dy lojtarë të akademisë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 23:51
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, është arsyetuar pas barazimit 0-0 me Real Sociedadin në ndeshjen e parë në La Liga për sezonin 2020/21.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë. Pjesa e dytë ishte më e vështirë. Në fazën e mbrojtjes ishim mirë, na mungoi vetëm goli”, u shpreh ai.

Përse nuk luajtën MAYORAL dhe JOVIC, por në vend të tyre startuan dy lojtarë të akademisë, Marvin dhe Arribas, Zizu ka një përgjigje:

“MAYORAL dhe JOVIC? Nuk doja të ndryshoja ritmin e ekipit. Doja të inkuadroj lojtarë krahu”.

“Gjithmonë do të luftojmë në çdo ndeshje. Në fund janë dy pikë të humbura dhe është diçka jo mirë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat