Thiago vendos rekord qysh në debutimin e tij në Premierligë

Futboll

Thiago vendos rekord qysh në debutimin e tij në Premierligë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:26
Alcantara

Thiago Alcantara e ka vendosur një rekord në Premierligë qysh në ndeshjen e tij debutuese për Liverpoolin, pasi bëri më shumë pasime se çdo futbollist i Chelseat, pavarësisht se luajti vetëm 45 minuta.

Përfaqësuesi i Spanjës iu bashkua Liverpoolit nga Bayern Munich të premten për rreth 22 milionë euro, por u përfshi në skuadrën e Jurgen Kloppit për ndeshjen e së dielës në Stamford Bridge.

Ai e nisi takimin në stol, por u fut në lojë nga fillimi i pjesës së dytë, pasi kapiteni Jordan Henderson u detyrua ta lërë fushën shkaku i një problemi me kofshën.

Mesfushori spanjoll tregoi menjëherë përse të gjithë në Anfield ishin të ngazëllyer me ardhjen e tij.

Nuk iu desh shumë kohë Thiagos për ta shtruar ndikimin në lojë në zemrën e mesfushës së Liverpoolit.

Ai i bëri 75 pasime të sakta, më shumë se çdo futbollist i Chelseat, përfshirë më shumë se ata që luajtën 90 minuta të plotë.

Ky është rekord, pasi asnjë lojtar nuk i ka regjistruar më shumë pasime se kaq brenda 45 minutave, që prej se Opta nisi t’i regjistrojë statistikat e pasimeve në fillim të sezonit 2003/04.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat